Mundet Adrenalina te shkaktoje me shume demtime sesa benefite ne pacientet me arrest kardiak?
Kur flasim trajtimin farmakologjik te arrestit kardiak, nje nga medikamentet e perdorura me se shumti eshte Adrenalina e cila ne udherrefyesit e ALS perdoret 1 mg cdo 3-5 minuta deri ne arritje e rikthimit te qarkullimit spontan ROSC!
Por ne vitet e fundit ne studimet e kryera eshte pare qe Adrenalina shkakton deme ne trurin e pacientit, me se shumti ne planin afatgjate te trajtimit pas 30 ditesh deri ne largimin nga spitali!
Cilat jane mekanzimat me te cilet Adrenalina mund te shkaktoje demtime?
1. Reduktimi mikro-vaskular i fluksit te gjakut dhe perkeqesimi i demtimit cerebral!
Ne studime te kryera ne kafshe me arrest kardiak, Adrenalina rrit perfuzionimin koronar ( nga ku me pas ndodh edhe ringjallja e zemres) por demton qarkullimin makro dhe mikro vaskular te gjakut ne tru!
Specifikisht adrenalina redukton qarkullimin e gjakut neper arteriet karotide, duke perkeqesuar edhe ishemine cerebrale ne pacientin e prekur nga arresti kardiak!
2.Toksiciteti kardiovaskular!
Ne studimin Norvegjez, Trial 10 (IV versus no IV) Adrenalina triti frekuences e kalimit nga PEA Aktiviteti Elektrik pa Puls ne ROSC Rikthimi i Qarkullimit Spontan duke krijuar me shume mundesi per rifillimin e punes kardiake por duke krijuar me shume paqendrueshmeri kardiovaskulare pas Rikthimit te Qarkullimit Spontan ROSC me nje perqindje shume te larte te ri-ndaljes se zemres!
Ne shume studime te tjera tregojne rolin e perdorimit te adrenalines ne aritmite ventrikulare si shkaktare te disfunksionit te miokardit pas Rikthimit te Qarkullimit Spontan ROSC!
Në studimet njerëzore me pacientë me sepsis ose dëmtim akut të mushkrive, simulimi i agonistit B është i lidhur në mënyrë të ngjashme me paqëndrueshmërinë kardiovaskulare dhe uljen e mbijetesës.
Një rishikim sistematik i trajtimit të ß-bllokuesve në studimet e kafshëve ne arrestit kardiak zbuloi se kërkoheshin më pak goditje për defibrilim, kërkesa e miokardit për oksigjen u reduktua dhe stabiliteti i miokardit pas ringjalljes u përmirësua me më pak aritmi dhe mbijetesë të përmirësuar!
3. Efektet metabolike!
Adrenalina shkakton acidozë laktike e cila shoqërohet me rezultate të dobëta pas arrestit kardiak. Ajo gjithashtu nxit hipergliceminë e stresit, e cila gjithashtu shoqërohet me rezultate të dobëta.
4. Imunosupresoret dhe predispozicioni ndaj infeksionit!
Komplikacionet infektive, duke përfshirë baktereminë dhe pneumoninë e hershme, janë të zakonshme pas Arrestit Kardiak jashte-spitalor OHCA dhe shoqërohen me rezultate më të këqija. Efektet imune- supresore të agonistëve beta janë karakterizuar mirë dhe mund të zvogëlojnë mbrojtjen e bujtësit ndaj infeksionit gjë që mund të kontribuojë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj sepsis pas ringjalljes.
Studime observuese sugjerojne dhe tregojne Adrenalinen si pergjegjese per perkeqesimin e mundesise per mbijetese ne terma afatgjate!