Strategjite e defibrilimit ne fibrilacionin ventrikular refraktar! Defibrilim i dyfishtë DSED dhe defibrilimi me ndryshim vektori VC!
A ju ka ndodhur ne praktiken klinike te perditshme te ndodheni perballe nje pacienti me fibrilacion ventrikular refraktar?
E keni defibriluar shume here pacientin por ritmi vazhdon te mbetet i pandryshuar edhe pse pas cdo goditje rrisni sasine e joul?
Ne Europe ndodhin mesatarisht 400.000 vdekje cdo vit dhe 1/3 ndodh nga fibrilacioni ventrikular dhe takikardia ventrikulare pa puls!
Vitet e fundit studime te ndryshme kane treguar strategji te ndryshme te trajtimin te aritmive,ne menyre te vecante atyre ventrikulare!
Defibrilimi klasik vazhdon te mbetet themelor per shpetimin e jetes por perballe fibrilacionit ventrikular refraktar ne shume raste nuk eshte i mjaftueshem!
Dy jane inovacionet apo strategjite e defibrilimit ne fibrilacionin ventrikular refraktar:
- DSED Defibrilimi i dyfishte i cili kryhet nga dy defibrilator ne te njejten kohe ku elektrodat vendosen ne dy pozicione njekohesisht, antero-lateral dhe antero-posterior!
- VC Defibrilimi me ndryshim vektori nga ku elektrodat pozicionohen nga pozicion antero-lateral ne pozicion antero-posterior!
Ne studimin e kryer ne Kanada ne disa nga qendrat e EMS u vu re qe pacientet qe u defibriluan sipas menyres (defibrilim i dyfishte) apo (defibrilim me ndryshim vektori) mbijetuan deri ne daljen nga spitali ne ndryshim me pacientet qe u defibriluan sipas metodes klasike!
Pacientet te cilet u defibriluan sipas metodes defibrilim i dyfishte DSED, u ringjallen duke patur edhe prezantim te mire neurologjik pas daljes nga spitali krahasuar me pacientet qe u defibriluan sipas defibrilimit me ndryshim vektori VC.
Pacientet ne kete studim ishin ne ambjent paraspitalor e mbetet akoma per tu studiuar sjellja e kesaj strategjie ne ambjente spitalore!
Nje nga problemet kryesore ne kete studim dhe aplikimin e tij ne jeten e perditshme mbetet pajisja e sherbimit te urgjences paraspitalore dhe departamentit te urgjences spitalore me dy defibrilator!
Me poshte gjendet linku i plote i te gjithe studimit te publikuar ne revisten shkencore The New England Journal for Medicine !
https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa2207304