6 Vite ALS Mbeshtetja e Avancuar per Jeten 6 Years of ALS Advanced Life Support Course

Si sot 6 vite me pare, nisem me kurset e avancuar per jeten ( Advanced Life Support ) bazuar ne udherrefyesit e Keshillit Europian te Reanimimit (European Resuscitation Council) ku jane trajnuar me qindra profesioniste te fushave te ndryshme te shendetesise qe merren me urgjencat mjekesore, terapine intensive, apo departamente te tjera spitalore.

ALS Mbeshtetja e Avancuar per Jeten vazhdon te jete nje udherrefyes i cili ndihmon profesionistin ne trajtimin e avancuar te arrestit kardiak ne te gjitha shkaqet e tij ku sigurisht rritja e perqindjes se mbijeteses dhe zvogelimi i numrit te pacienteve me deficite neurologjike mbeten synimet kryesore mbas shpetimit te jetes!

Kursi i organizuar ne dy dite, i ofruar gjeresisht ne Europe dhe ne Bote eshte i organizuar ne fazen teorike dhe praktike ku aftesite praktike dhe teorike qe ofrohen jane :
- CPR me cilesi te larte.
- Intubimi Endotrakeal dhe manaxhimi i avancuar i rrugeve ajrore!
- Identifikimi dhe trajtimi i shpejte i distritmive kardiake qe cojne ne arrest.
- Rruget venoze te avancuara.
- ECPR Reanimimi kardiopulmonar jashtetrupor.
- Etj.

Instruktore te certifikuar nga Keshilli Europian i Reanimimit dhe udherrefyes te perkthyer ne shqip te ofruar online, free, per komunitetin mjekesor Shqiptar!