Albanian Resuscitation Council: “Një përvojë e takimit të njerëzores me mjekësoren” Dr Inva Mamica


Albanian Resuscitation Council: “Një përvojë e takimit të njerëzores me mjekësoren”

 

Të qënurit i gabueshëm është një ndër ato cilësi që qëndron në themel të përvojës njerëzore ku me anë të “trials and errors” ne kemi përmirësuar teknikat, metodat e punës, këndvështrimin tonë mbi ngjarjet duke sjellë atë cka është në vijimësi të milionave viteve: evoluimin tonë.

Gjithsesi, sado të ndërgjegjshëm për rrugën e gjatë të përshkruar që nga Australopitekët “Majmunët Jugorë” e deri te lloji modern i quajtur modestisht Homo Sapiens “Njeriu I ditur”, pyetjes se kush do ti përgjigjet i pari filan pyetjeje, apo do provojë fistek procedurë në seminaret e leksionet e shkollës së mjekësisë me siguri do ti përgjigjet stepja e secilit.

“Po sikur të gaboj?” është pjesë e monologut të brendshëm të cdo studenti (sigurisht përpos mendimit se sa shumë ka për të mësuar të nesërmen). E njëjta dileme vazhdoi dhe në ditën kur ende studente mjekësie u gjenda përballë një pacienti të moshuar në arrest kardiak dhe nuk e dija nëse isha mjaftueshëm e informuar apo e praktikuar për të qënë unë ajo që do tentoja të praktikoja metodat e ringjalljes. Arrita ta jepja ndihmën e parë e pavarësisht se përfundimi ishte I favorshëm ndjeja se nuk kisha gabuar mjaftueshëm deri atëhere për të mos gabuar në atë moment kritik.

Si një mjeke e re në profesion, pesha dhe nevoja e të qënurit mjek ideal dhe njerëzor sfidon akoma më shumë por tanimë me vetëdijësimin se idealja e përfshin njerëzoren, e njerëzorja pashmangshërisht përfshin mundësinë e gabimit. Ajo cfarë ne mund të bëjmë që herët në rrugëtimin tonë si profesionistë të ardhshëm është të kuptojmë se duhet praktikuar herët dhe njëkohësisht është sfilitëse e një vendim jo i peshuar mirë të jesh individualist në profesionet e mjekësisë.

Është e nevojshme të krijojmë dhë të jemi pjesë e nocionit të grupit ku shkëmbimi i përvojave dhe informacioneve midis secilit në vija horizontale dhe jo hierarkike të na bëjë më të mirë sec ishim para përfshirjes në të. Kjo është ajo cfarë une kam gjetur që në ditën e parë të ARC-së në një ndër trajnimet e para të organizuar prej stafit. Korrektësia, profesionalizmi dhe etika e treguar përgjatë trajnimeve të ARC-së ishin vlera të domosdoshme me të cilat doja të identifikohesha duke u kthyer në shtysë për të qënë pjesë e skuadrës vizioni i së cilës është bashkëpunimi dhe përmirësimi I vazhdueshëm.