BLS Basic Life Support COVID 19 Suporti Baze per Jeten COVID 19
T.Olasveengen, M.Castren , A. Handley, A.Kuzovlev, KG.Monsieurs, G.Perkins, V.Raffay, G.Ristagno,F.Semeraro, M.Smyth, J.Soar, H.Svavarsdottir
Përktheu dhe përshtati për sistemin Shëndetësor Shqiptar dhe Këshillin Shqiptar te Reanimimit: D.Kamishi, O.Mitrushi.
Ky udhërrëfyes u krijua ne 24 Prill 2020 dhe është subjekt dhe fryt i njohurive dhe aftësive të marra nga puna me COVID – 19 .
Në cdo vend të botës, pandemia është në stade të ndryshme ndaj mund të ketë variacione të ndryshme ndërkombëtare persa i përket këtij protokolli .
Për pacientët të suspektuar apo konfirmuar me Covid- 19 ERC, Këshilli Europian i Reanimimit rekomandon te ndiqen këto ndryshime tek protokolli i suportit bazë për jetën bazuar në evidencat e ILCOR.
Rekomandimet e përgjithshme të suportit bazë për jetën BLS për ekipet e shpëtimit për pacientë të konfirmuar apo suspektuar me COVID 19:
- Në Arrest Kardiak konsiderohet një person kur ka mungese te pulsit, koshiencës dhe nuk merr frymë normalisht.
- Mungesa e koshiencës vlerësohet duke shkundur pacientin jo nga supet por nga pjesa pelvike apo anësitë e poshtme , duke bërtitur me zë të lartë dhe duke kërkuar për përgjigjje nga pacienti.
- Kur vlerësohet frymëmarrja kërkojmë të kuptojmë nëse është prezent frymëmarrja normale, cdo
gjë jashtë këtij kuadri konsiderohet anormale.
- Për të minimizuar riskun e infeksionit mos i hapni rrugët e frymëmarrjes pra nuk kërkohet të hiperekstendohet koka me qëllim hapjen e rrugëve të frymëmarrjes duke mos vendosur me fytyrën tuaj pranë gojës apo hundës së pacientit.
- Protokolli i ndryshuar sygjeron vetëm për observim të kafazit të kraharorit për uljen dhe ngritjen e tij.
- Kërkoni për ndihmë në numrat 127 urgjenca mjekësore ose 112 numri unik i emergjencave, nëse personi nuk përgjigjjet apo merr frymë normalisht.
- Në rast se jeni vetëm me viktimën dhe ne telefonatën për ndihmë, vendoseni atë me zë të lartë për të komunikuar me qendren e kordinimit ndërkohë që përpiqeni të reanimoni pacientin.
- Cdo operator i ndihmës së parë duhet t’i vendosë pacientit përpara se ta asistojë një maskë duke mbuluar hundën dhe gojën, shami, apo cdo rrobë a material tjetër, gjatë kohës që ka kontakt me pacientin dhe po zbaton manovrat e reanimimit kardiopulmonar.
- Cdo operator i ndihmës së parë duhet të ndjekë instruksionet e qendrës së kordinimit 127 ose 112.
- Cdo operator pas përfundimit të reanimimit kardiopulmonar duhet të lajë menjëherë duart me sapun dhe t’i dizinfektojë ato me bazë alkoli, dhe sa më parë të jetë e mundur të kontaktojë autoritetet shëndetësore duke i referuar kontaktin me një pacient të suspektuar apo konfirmuar me Covid -19 për të bërë egzaminimet e nevojshme ( Covid – 19 screening ).
Rekomandimet për stafin e qendrës së kordinimit për rastet e konfirmuara ose të suspektuara me COVID- 19 tek adultët.
- Për operatorët e patrajnuar që po i japin ndihmën pacientit , jepni instruksione vetëm për masazhin kardiak.
- Udhëzoni operatorin e ndihmës së parë të marrë sa më shpejt të jetë e mundur defibrilatorin AED më të afërt dhe të fillojë ta aplikojë atë.
- Risku nga COVID-19 duhet adresuar tek stafi i urgjencave mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur dhe stafi i urgjencës duhet të marrë të gjitha masat mbrojtëse për të asistuar pacientin.
Rekomandimet e BLS suportit bazë për jetën nga ekipi shëndetësor për rastet e suspektuara apo konfirmuara me COVID-19
- Trajtimi dhe manaxhimi i një pacienti në Arrest Kardiak si brenda ashtu edhe jashtë spitalit duhet të trajtohet dhe manaxhohet vetëm nga personeli i trajnuar dhe i pajisur me të gjitha pajisjet dhe masat mbrojtëse nga agjentë infektive (PPE).
- Aplikimi i elektrodave të defibrilatorit dhe goditja e pacientit gjatë ose në mes të një procedure aerosol- terapie nuk është e këshillueshme nëse personeli nuk është i pajisur dhe i veshur me të gjitha pajisjet dhe masat mbrojtëse nga agjentë infektive (PPE).
- Performoni masazhin kardiak dhe ventilimin me ambu në formën 30:2 duke bërë pauzë të masazhit kardiak gjatë ventilimeve për të minimizuar rriskun e transmetimit në rrugë droplet ( përmes spërklave ).
- Ekipi i BLS më pak i trajnuar ose jo konfort në ventilimin me ambu nuk duhet ta bëjnë atë. Vendosni vetëm maskën e oksigjenit gjatë kohës që bëni masazhin kardiak.
- Në rast të ventilimit me ambu, nga personel i trajnuar, vendosni një filter respiratori ndërmjet maskës dhe ambu-së me qëllim reduktimin e shpërndarjes së infeksionit.
- Përdorni dy duar nga një operator për të puthitur mirë maskën e ambu-së gjatë ventilimit dhe operatori tjetër që bën masazhin kardiak në fund të ciklit bën edhe dy respiracione dhe rifillon me masazhin kardiak.
- Nëse ndodhet vetëm një operator bëni vetëm masazhin kardiak.
- Aplikoni defibrilatorin dhe dëgjoni me kujdes udhëzimet që jep ai.
Algoritmi i suportit bazë për jetën COVID-19
1. Vlerëso frymëmarrjen në mënyrë vizuale, mos i hap rrugët e frymëmarrjes dhe mos ju afro gojës apo
hundës së viktimës.
NUK PËRGJIGJJET DHE NUK MERR FRYMË NORMALISHT
NJOFTONI EKIPIN E AVANCUAR ALS
Jepni statusin e COVID-19
Mbuloni gojën dhe hundën e viktimës me një maskë ose material tjetër.
Bëni 30 komprimime të toraksit dhe jepni 2 frymëmarrje shpëtuese me AMBU ( 100% oksigjen ) 5 cikle , 2 minuta . Vazhdoni CPR dhe ndërroni rolet cdo dy minuta.
https:/