Dy defibrilator te tjere publik vendosen ne Shqiperi per komunitetin

Vendosen dy defibrilatore automatik te jashtem AED/DAJ ne Shqiperi, ku do ti sherbejne komunitetit ne dy qyteza, Peqin dhe Gramsh. 



Prej vitesh tashme po bejme sensibilizimin e popullates mbi rendesine e pajisjes me defibrilator automatik te jashtem, te cilet bejne te mundur percjelljen e rrymes elektrike direkt mbi zemer, me qellim ndaljes e aritmive jetekercenuese dhe ri-startimit te zemres.

Pas shume vite pune, sensibilizimi dhe trajnimesh ne komunitet, me ne fund po fillojme te shohim nje interes ne rritje te bizneseve apo qytetareve per tu pajisur me AED/DAJ dhe me njohuri praktike per te dhene ndihmen e tyre ne rast te arrestit kardiak.

Eshte e thjeshte te shpetosh jete ne rast te arrestit kardiak duke bere keto hapa te thjeshte:

- Njofto per ndihme ne nr 127/122
- Vendos dy duar ne qender te toraksit duke komprimuar fort dhe shpejte me frekuence 100-120 ne minute.
- Kerko per AED/ DAJ, vendos ngjiteset e AED dhe degjo instruksionet qe jep vete defibrilatori!

Mos harro qe per te shpetuar jete duhen vetem dy duar!

Meso si te japesh ndihme ne arrestin kardiak!

ARC Albanian Resuscitation Council