Manovra Heimlich i shpeton jeten nje pacienti ne Gramsh nga nje trup i huaj ne rruget e frymemarrjes


Nje lajm i bukur i shpetimit te jetes mberrin nga Gramshi dhe ekipi i saj mjekesor i perbere nga Dr Emanuel Rrengo ,Infermieri Ilir Potomi dhe nga personeli ndihmes.

Pasi kane marre njoftimin qendra e kordinimit te urgjences mjekesore 127 per nje kod te kuq ata jane nisur menjehere tek pacienti ne fjale duke bere te mundur dhe shpetimin e jetes.


Nje pacient i moshes 77 vjec eshte arritur te shpetohet nga “MBYTJA PARCIALE ME TRUP TE HUAJ NE RRUGET E FRYMEMARRJES” nga ndihma e menjehershme e dhene me profesionalizem te larte nga ekipi ne fjale.


Pasi kane identifikuar pacientin me veshtiresi te theksuar te frymarrjes ku dhe vete pacienti referonte me shenja per nje problem ne fyt, ekipi menjehere ka asistuar duke zbatuar udherrefyesit per mbytjet nga trupat e huaj, e duke tentuar disa here me Manovren Heimlich

Ne dysheme, jane vene re copa pjepri duke sygjeruar tek ekipi mjekesor nje mbytje te mundshme.

Pas lirimit te rrugeve ajrore dhe largimit te rrezikut madhor nga arresti respirator pacienti eshte asistuar duke mbajtur rruget ajrore te hapura, oksigjenimin, dhe mbatjen e parametrave vital, dhe me pas eshte derguar per mjekim per te specializuar ne spitalin universitar te Tiranes nga ku eshte bere i mundur trajtimi i specializuar per te evidentuar dhe eliminuar trupat te huaj te mundshem ne pulmone.


Kujtojme qe Dr Rrengo dhe infermieri Potomi jane trajnuar disa here per manovrat jeteshpetuese si BLS Basic Life Support (Mbeshtetja Baze per Jeten)


Kompetencat dhe aftesimi praktik ben diferencen .