Strategjitë e Defibrilimit për Fibrilacionin Ventrikular Refraktar





Pamvaresisht ndryshimeve ne teknologjine e defibrilimit, fibrilacioni ventrikular refraktar mbetet i zakonshem ne arrestin kardiak jashte - spitalor. Defibrilimi i jashtem dopio (DSED; sekuence e shpejte defibrilimi ndermjet dy defibrilatoreve) dhe defibrilimi me ndryshim te vektorit (VC; duke ndryshuar elektrodat e defibrilatorit ne nje pozicion antero - posterior) jane propozuar si strategji te defibrilimit per te permisuar rezultatet ne paciente me fibrilacion ventrikular refraktar! 

Ky studim u krye nga 6 sherbime te urgjences mjekesore paraspitalore kanadeze për të vlerësuar defibrilimin DSED dhe VC në krahasim me defibrilimin standard në pacientët e rritur me fibrilacion ventrikular refraktar gjatë arrestit kardiak jashtë spitalit. Pacientët u trajtuan me një nga këto tre teknika sipas strategjisë që iu caktua në mënyrë rastësore nga shërbimi i urgjences paraspitalore. Rezultati parësor ishte mbijetesa deri në daljen nga spitali. Rezultatet dytësore përfshinin përfundimin e fibrilacionit ventrikular, rikthimin e qarkullimit spontan dhe një rezultat të mirë neurologjik, i përcaktuar si një rezultat i modifikuar spas klasifikimit prej 2 ose më të ulët (që nuk tregon simptoma për paaftësi të lehtë) në daljen nga spitali.

 

Gjithsej 405 pacientë u regjistruan përpara se bordi i monitorimit të të dhënave dhe sigurisë të ndalonte provën për shkak të pandemisë së sëmundjes koronavirus 2019. Gjithsej 136 pacientë (33.6%) u caktuan për të marrë defibrilim standard, 144 (35.6%) për të marrë defibrilim VC dhe 125 (30.9%) për të marrë DSED. Mbijetesa deri në daljen nga spitali ishte më e zakonshme në grupin DSED sesa në grupin standard (30.4% kundrejt 13.3%; rrezik relativ, 2.21; 95% interval besueshmerie[CI], 1.33 deri në 3.67) dhe më e zakonshme në grupin VC sesa në grupi standard (21.7% kundrejt 13.3%; rrezik relativ, 1.71; 95% CI, 1.01 deri në 2.88). Defibrilimi DSED por jo VC u shoqërua me një përqindje më të lartë të pacientëve që kishin një rezultat të mirë neurologjik sesa defibrilimi standard (rreziku relativ, 2,21 [95% CI, 1,26 deri në 3,88] dhe 1,48 [95% CI, 0,81 deri në 2,71], respektivisht).

https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa2207304

 

KONKLUZIONET

Në mesin e pacientëve me fibrilacion ventrikular refraktar, mbijetesa deri në daljen nga spitali ndodhi më shpesh tek ata që morën defibrilim DSED ose VC sesa midis atyre që morën defibrilim standard.

ClinicalTrials.gov, NCT04080986.

nejmoa2207304_f1jpeg