World Restart a Heart in Albania. Dita boterore per te shpetuar jete!

Dita boterore e ri-startimit te zemres me 16 tetor, mblodhi ne te gjithe boten me mijera femije e te rritur se bashku per te mesuar se si te shpetojme jete!

Profesioniste nga e gjithe bota organizuan aktivitete me qellim sensibilizimin e popullates per tu trajnuar dhe per te mesuar se si te shpetojme jete ne rast te nje episodi te arrestit kardiak.


Edhe ne Shqiperi per te 6-in vit rradhazi, u mblodhem per te sensibilizuar komunitetin Shqiptar mbi rendesine e mesimit te teknikave te reanimimit kardiopulmonar!

Vetem kete vit ne nje hark kohor prej 3 ditesh arritem te sensibilizojme dhe trajnojme ne menyre praktike 393 qytetar te moshave te ndryshme, duke filluar nga femijet, nxenesit neper shkolla, qytetare te ndryshem ne qytete si Tirana, Durresi, Gramshi.

Nga viti i kaluar kemi nje interesim me te madh te qytetareve per mesimin e teknikave te shpetimit te jetes me nje rritje prej 73% nga viti i shkuar.

Fale punes se vazhdueshme te bere nga instruktoret tane dhe partneret tane arritem te bejme Massive CPR ne Gramsh ku grupe me nga 40 femije u trajnuan ne te njejten kohe!

Te njejten situate patem edhe ne kopshtet e Tiranes apo ne ambjente te tjera biznesi e komuniteti!

Nuk duhet te kemi nje situate fatkeqesie per te kuptuar sa jetike jane keto informacione dhe sa i rendesishem eshte formimi praktik, ndaj sensibilizojme kedo qe nuk eshte aspak vone per te mesuar se si shpetohet nje jete!

WRAH World Restart a Heart